Moderatorja e njohur italiane, Diletta Leotta, vazhdon të jetë në izolim në shtëpinë e saj. Bukuroshja është një imazh i fortë pas mikrofonave të Sky Sport në Itali, ku prej disa kohësh po mbulon sektorin e sportit.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Matteo Mammi, janë prej ditësh në izolim në shtëpinë e tyre dhe po gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar ditët e karantinës.
Mammi, si çdo mashkull tjetër, po vuan në këtë situatë të vështirë që të gjejë një berber hapur dhe këtë detyrë, ia ka ngarkuar partneres së tij. Leotta kishte mundësinë të provonte dhe këtë profesion të ri, duke ia dalë deri diku të bëjë rolin e berberit. Më pas, bukuroshja pyet fansat në Instagram nëse i pëlqen puna asaj apo jo, dhe siç pritej, përgjigjet ishin shumica pozitive./abcnews.al
https://streamable.com/hvv9f