Armando Sadiku nuk e ka në plan të ndalet. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e 12-të në La Liga 2 me Malagan dhe është vetëm tre gola larg një rekordi historik te klubi bardheblu.
Në minutën e 28-të, bomberi shqiptar ndëshkoi ekipin e Extremaduras, duke kaluar në avantazh Malagan. Nëse Sadiku shënon dhe tre gola të tjerë në ndeshjet e mbetura të kampionatit, do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori brenda një sezoni te klubi spanjoll. Thjesht i pandalshëm!/abcnews.al
https://streamable.com/xrk74p
La Liga 2
Malaga – Extremaduras 1-0
Sadiku 28′