Që prej orës 20:14, në arenën e kryeqyteti, “Air Albania”, “bardheblutë” e Tiranës po përballen me “shqiponjat” turke të Besiktas, në përballjen e dytë të raundit të dytë të kualifikueseve të Conference League.
Ashtu siç pritej, tribunat e stadiumit u “ndezën” nga flakadanët e tifozerisë “bardheblu”, të cilët me spektaklin e dhuruar elektrizuan të pranishmit, si dhe i dhanë “zemër” skuadrës së tyre, për të arritur “mrekullinë” ndaj “gjigandëve” turq. /i.m /abcnews.al