Një lokal në bregdetin e Darzezës është përfshirë nga flakët. Mësohet se si pasojë e zjarrit lokali është djegur tërësisht.
Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet, tymi ka përfshirë zonën.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
/abcnews.al/