Një banesë është përfshirë nga flakët te Liqeni I Thatë në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45.
Mësohet e zjarri ka rënë në banesën e marrë me qira nga shtetesja M.Xh, ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka rrezikshmëri për banorët.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.10.2020, rreth orës 14:45, tek Liqeni i Thatë, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qera nga shtetesja M.Xh, ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka rrezikshmëri për banorët.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al