Mbyllet takimi Teuta-Granada në “Niko Dovana”. Sfida e raundit të dytë të Europa League përfundoi me triumfin 0-4 të skuadrës spanjolle. Miqtë e zgjidhën shumë shpejt këtë përballje, duke realizuar dy gola në dhjetë minutat e para.
Roberto Soldado dërgoi topin në rrjetë pas një kthese shumë të bukur në minutën e pestë, ndërsa pesë minuta më pas erdhi dhe goli i dytë i skuadrës së La Ligës, që debutonte në kompeticionin evropian.
Braziliani Kenedy u tregua i saktë në krahun e majtë dhe mposhti portierin Frashëri me një goditje diagonale. Miqtë shënuan një tjetër gol në pjesën e parë, duke vulosur fitoren.
Yangel Herrera dërgoi topin në rrjetë në minutën e 31-të, teksa venezueliani shënoi sërish në fillimin e pjesës së parë. Gafë e mbrojtjes vendase dhe 22-vjeçari gjeti golin me kokë. Teuta u përpoq të gjente golin e nderit, por nuk ia doli.
Përfundimisht sukses me “poker” për Granadën, që kalon në raundin e tretë të Europa League, ndërsa ndërpritet aventura evropiane e Teutës, që meriton gjithsesi komplimente për faktin që eliminoi izraelitët e Beitar Jerusalem. /abcnews.al
Europa League/ Raundi i dytë, stadiumi “Niko Dovana”
Teuta-Granada 0-4
(Soldado 5′, Kenedy 10′, Herrera 31′, 46′)