Florian Marku është padyshim një nga sportistët shqiptarë më në zë në vitet e fundit. Boksieri është transferuar prej disa vitesh në Londër, ku ka vazhduar karrierë si boksier dhe ka korrur mjaft suksese.
Tashmë është pranë një titulli kampion, që do e diskutojë më 7 gusht me Maksim Prodan, por një gëzim i madh ka mbërritur para asaj beteje.
Boksieri nga Lushnja do të bëhet me djalë dhe këtë e ka zbuluar në një ceremoni të veçantë me miq dhe shokë të tij. Ky lajm i mirë vjen si një çmim i madh para asaj ndeshje të madhe për Markun. /abcnews.al