Pas njoftimit të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë prane Ambasadën italiane në Tiranë dhënë Departamentit të Policisë Kriminale se një shtetase italiane mbahej pa dëshirë, në një banesë në fshatin Cakran, nga bashkëjetuesi i saj, i cili dhe e dhunonte, shërbimet e policisë, organizuan punën dhe u nisën menjëherë në drejtim të zonës së sinjalizuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të realizuara në kuadër të operacionit “Fast Reaction”, u kap në tentativë për t’u larguar nga banesa, me një automjet të marrë me qira, autori i dyshuar i rastit, shtetasi Albion Islami 27 vjeçar.
Shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. / abcnews.al


