Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Dhunohet drejtori i IMT në Vlorë, sherri pas aksionit për lirimin e hapësirave

schedule13:18 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 13:18 - 22 Dhjetor, 2025

VLORË- Drejtori i IMT-së dhe inspektori, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike.

Në momentin që kanë qenë forcat e IMT dhe policisë bashkiake janë kundërshtuar  nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapësirës publike.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku pas konstatimit të një sherri, efektivët e qarkullimit rrugor ndërhynë për ta shuar atë.

Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona, duke qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër për të shpërndarë personat.

Më pas janë njoftuar forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në sherr./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!