Dhjetra mijëra gjermanë protestojnë në Berlin kundër masave anti-Covid

schedule11:05 - 29 Gusht, 2020

schedule 11:05 - 29 Gusht, 2020

Mijëra gjermanë janë duke protestuar në Berlin kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria.

Qytetarët kërkuan më herët leje nga gjykata administrative e Berlinit për të protestuar kundër masave shtrënguese dhe ajo i lejoi.

Por, pasditen e së premtes policia lokale e apeloi vendimin në fjalë, megjithatë edhe apeli i tha të drejtë protestuesve duke vendosur kushtin që gjithçka të bëhet konform protokollit të sigurisë anti-Covid, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë, policia e Berlinit është përgatitur për përplasje të mundeshme fizike me protestuesit duke angazhuar në menaxhimin e situatës më shumë se 3 000 efektivë.

Në protesta të tilla, qasja është që të ketë përplasje me polcinë“, u shpreh për DW zv.drejtori i policisë së Berlinit, Marco Langner. /abcnews.al