VIDEO/ Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit

schedule10:45 - 1 Korrik, 2024

schedule 10:45 - 1 Korrik, 2024

Pas një operacioni të suksesshëm ushtarak, dhjetëra ushtarë rusë janë dorëzuar te Brigada e 40 ukrainase.

Lajmi është konfirmuar ministria e Brendshme ukrainase në një postim në Facebook, ku shihen ushtarët rusë duke u dorëzuar.

U raportua se shumica e rusëve që u kapën robër ishin rekrutë, të cilët do të ishin vrarë në luftë, por zgjodhën jetën dhe ulën armët. Atyre madje u është ofruar ndihma e parë mjekësore, për faktin se disa prej tyre ishin plagosur në fushëbetejë, para se të pranonin të dorëzoheshin.

“Mizoritë, vrasja e civilëve, torturat dhe abuzimet e njerëzve të paarmatosur janë mënyra e Rusisë.

Ushtarët ukrainas janë luftëtarë që kanë nder dhe dinjitet, kështu që ata i trajtojnë të burgosurit armik në mënyrë njerëzore”, shtuan ukrainasit.

Rusët po mbajnë me forcë më shumë se 14,000 civilë ukrainas në robëri dhe është më e vështirë t’i rikthejnë ata sesa ushtrinë apo fëmijët.

/abcnews.al