Të paktën 25 njerëz në Indi kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe shirat e dendur në Indi, ndërsa mijëra njerëz janë zhvendosur në kampe të improvizuara. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën Telangana dhe nëntë të tjerë në Andhra Pradesh fqinjë në Indinë jugore në 48 orët e fundit.
“Shumë shtëpi janë shkatërruar,” tha për AFP Nagi Reddy, drejtor i agjencisë së reagimit emergjent të Telangana, duke shtuar se më shumë se 400 milimetra shi kishin rënë në 24 orë.
Deri më tani, rreth 3800 janë shpëtuar dhe janë zhvendosur në kampe të improvizuara. Të hënën, Forca Ajrore Indiane tha se kishte dërguar më shumë se 30 tonë ndihma humanitare në zonat e prekura.
Javën e kaluar të paktën 28 persona humbën jetën nga përmbytjet në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, ndërsa shumë shkolla u mbyllën për shkak të shirave të dendur në rajon.
/abcnews.al