VIDEO/ Dhjetëra hebrenj kundër rekrutimit sulmojnë një bazë ushtarake në Izrael

schedule15:39 - 6 Gusht, 2024

schedule 15:39 - 6 Gusht, 2024

Për të dytën ditë radhazi dhjetëra anëtarë të hebrenjve ultraortodoksë sulmuan zyrën e rekrutimit që ndodhet në bazën ushtarake Tel Hasomer, duke shkaktuar incidente dhe kaos.

Ata po protestojnë kundër rekrutimit të studentëve Yeshiva, në ditët e para të zbatimit të rekrutimit të detyrueshëm të studentëve ultra-konservatorë hebrenj.

Qindra ultra-ortodoksë protestuan që nga mëngjesi. Në orët e para të mëngjesit, dhjetëra prej tyre u futën në një zonë të rrethuar ku ndodhet monumenti i dëshmorëve.

Ditën e djeshme qindra ultra-ortodoksë u përleshën me policinë izraelite në Tel Hasomer duke demonstruar për të njëjtat arsye.

Në fund të qershorit, prokurori i përgjithshëm i Izraelit njoftoi se procesi i rekrutimit për 3,000 studentë ultra-konservatorë hebrenj  duhet të fillojë menjëherë, pas një vendimi nga Gjykata e Lartë e Izraelit që hoqi përjashtimin për anëtarët e komunitetit ultra-ortodoks të Izraelit nga rekrutimi ndaj pjesës tjetër të qytetarëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!