VIDEO/ Dhanë vërtetime false për të përfituar pasaporta bullgare, gjykata lë në burg dy zyrtarët në Bulqizë

schedule12:20 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 12:20 - 24 Dhjetor, 2023

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka dhënë masën arrest në burg për Luan Mjeshtrin, vëllain e kryetares së Bashkisë së Bulqizës. Gjithashtu masa arrest në burg është dhënë edhe për Arlin Limanin, specialist i shërbimit social në Njësinë Administrative Ostren.

Ndërsa për Fitim Ballën, sekretar i Këshillit Bashkiak Bulqizë është dhënë masa “arrest në shtëpi”.

Të tre zyrtarët akuzohet për dhënie certifikatash me kombësi bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë bullgare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!