Dinamo ka arritur të shënojë në “Elbasan Arena” ndaj Laçit në minutën e 53-të, duke zhbllokuar më në fund ndeshjen.
Në fakt ishte një autogol i Julian Shehut, i cili devijoi krosimin e ulët të Isaevskit dhe tundi fatkeqësisht rrjetën e tij.
Një gol shumë i rëndësishëm ky për këtë sfidë, që duke parë sa e mbyllur është kjo ndeshje, mund të rezultojë vendimtar. /abcnews.al