TIRANË – Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i ndodhur me tritol në mesnatë në kryeqytet. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se pronarja e biznesit ( dyqan kozmetik ) është Enisa Pirolli.
Ngjarja ndodhi në mesnatë në ‘Sheshin Willson’ dhe nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/abcnews.al/

