VIDEO/ Dëshironi të humbni peshë? Mjeku i “Hygeia” tregon zgjidhjen efektive dhe të shpejtë

schedule12:16 - 22 Janar, 2020

schedule 12:16 - 22 Janar, 2020

Obeziteti është kthyer në një fenomen gjithmonë e më të përhapur i kohëve moderne që po jetojmë dhe të qenit në një peshe ideale është kthyer në sfidë. Një nga alternativat e shpejta që i jep zgjidhje këtij problemi sipas mjekëve të spitalit Hygeia në Tiranë është vendosja e balonit gastrik spatz 3.

Jeni obezë dhe dëshironi të humbni peshë?  Mjeku gastroenterolog endoskopist në spitalin Hygeia në Tiranë, Plarent Kapo rekomandon vendosjen e balonit gastrik spatz 3.

“Është një procedurë e thjeshtë që zgjat jo më shumë se 10 apo 15 minuta. Nuk është invazive, pra stomaku nuk ngacmohet. Është një balon i menaxhueshëm që mund të zbrazet dhe të mbushet në varësi të sikletit që mund të japë te pacientët”, tha Kapo.

Përpara vendosjes së balonit gastric spatz 3 pacienti i nënshtrohet një kontrolli te plotë.  Doktor Plarent Kapo tregon rastet kur kjo procedurë nuk mund të aplikohet.

 “Nëse ka çrregullime të hormoneve nuk vendoset, probleme kardiake, të mushkërive apo të frymëmarrjes nuk vendoset… Vendosja e tij fillon mbi moshën 18 vjeç”, sqaroi Plarent Kapo.

Baloni ze një hapësirë të konsiderueshme të stomakut dhe pacienti gjatë kësaj periudhe redukton ushqimin duke bërë sipas mjekut rënien nga pesha në mënyrë graduale.

 “Pacienti humbet nga 9 deri në 19 kg. Pacienti duhet të zbatojë dietën që rekomandohet nga spatz 3”, tha Kapo.

Në kushtet kur obeziteti është kthyer në një problem të kohëve moderne mjekët e spitalit Hygeia në Tiranë shprehen se vendosja e balonit spatz 3 është një ndër proceduart më të sigurta dhe efektive për rënien nga pesha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!