Si në çdo derbi, as në këtë të kësaj, të diele nuk kishte shanse që të mungonte dhuna, me tifozeritë e të dyja skuadrave, që kanë hedhur objekte të ndryshme, në drejtim të lojtaërve, kryesisht copa stolash, duke dëmtuar kështu edhe tribunat e mitikut “Air Albania”.
Fillimisht ishte tifo-grupi i “Demave të Kuq”, “Ultras Guerrils”, që goditën kapitenin e Tiranës, Filip Najdovski, ku fatmirësisht sendi e kapi mbrojtësin në supin e djathtë duke evituar një goditje në kokën e futbollistit.
Vetëm pak minuta më pas, për t’iu “kundërpërgjigjur” rivalëve, tifo-grupi i “Bardhebluve”, “Tirona Fanatic” ka hedhur copa stolash, mbi “gardianin” e portës së Partizanit, Pano Qirko, duke e goditur këtë të fundit në këmbë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET:
Tifozët godasin Najdovskin:
Tifozët godasin Qirkon: