Jose Mourinhos nuk po i ecën me ish-skuadrat e tij. Pasi humbi përballë Manchester United, Tottenham pësoi të njëjtin fat edhe kundër Chelsea. Ekipi i Lampard fitoi 0-2 jashtë fushe dhe ia doli të triumfonte në derbin londinez.
Willian është “heroi” i Chelsea me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Braziliani realizoi një gol fantastik në minutën e 12-të, teksa në shtesat e pjesës së parë shënoi të dytin nga pika e penalltisë.
Heung-Min Son, clearly red card for that… pic.twitter.com/kcliIVaIe5
— 6ᴛɪᴍᴇs (@thekinn_k) December 22, 2019
“Gjelat” tentuan të reagonin në pjesën e dytë, por Son prishi planet e ekipit të Mourinhos. Lojtari aziatik goditi reagoi keq ndaj Rudiger dhe arbitri, me ndihmë e VAR-it, i tregoi të kuqen. Ndeshja nuk dhuroi më gola dhe në fund festuan miqtë.
Kjo fitore i konfirmon “Blutë e Londrës” në vend të katërt me 32 pikë, katër më shumë se Sheffield United, ndërsa Tottenham mbetet në vend të shtatë me 26 pikë. /abcnews.al
Tottenham – Chelsea 0-2
(Willian 12′, (pen) 45+4′)
Tottenham vs Chelsea
Willian (GOAL)?♥️♥️
#TOTCHE pic.twitter.com/VUQgRjko4j— Ensley? (@EnsleyDavidd) December 22, 2019