VIDEO/ Derbi i Italisë nuk ka fitues, Juventus dhe Inter ndajnë pikët

schedule22:39 - 26 Nëntor, 2023

schedule 22:39 - 26 Nëntor, 2023

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit mbyllet pa fitues, pasi supersfida e mbrëmjes përfundon me rezultatin 1-1.

Pjesa e parë ka qenë tepër taktike nga mënyra e lojës që po bënin të dyja skuadra, pasi më shumë po tregoheshin të kujdesshme, edhe pse me disa tentativa për të dalë përpara.

Kështu ndodhi, me Juventusin që shënon i pari në minutën e 27’, pasi Chiesa merr krahun e tij dhe dërgon një top për te Vlahovic, me serbin që nuk gabon përballë portës.

Por festa e bardhezinjve zgjati pak, pasi Inter gjen golin e barazimit me një kundërsulm vrastar nga krahu i djathtë. Thuram merr një top nga mesfusha dhe niset drejt krahut të djathtë, ku dërgon një top brenda zonës dhe Lautaro Martinez e nuhat mjaft mirë rastin dhe barazon shifrat në minutën e 33’.

Pjesa e dytë ishte më tepër intensive, me të dyja skuadrat që tentonin të gjenin hapsirat kundërshtare, por edhe me ndërhyrje të gabuara në mënyrë të shpeshtë.

Derbi i Italisë përfundon në barazim, me klubet më në formë të momentit në Serie A që ndajnë pikët. Interi mbetet në krye të tabelës me 32 pikë, ndërsa Juventus në vendin e dytë me 30 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat