VIDEO/ ‘Depo’ armësh dhe municionesh në banesë, arrestohet 47 vjeçari në Delvinë

schedule13:19 - 7 Prill, 2025

schedule 13:19 - 7 Prill, 2025

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasin 47 vjeçar, banues në Delvinë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 1 krehër kallashnikovi, 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!