Erion Braçe është një prej politikanëve që ngacmohet më shumë nga tifozët e Tiranës, për shkak edhe të qëndrimeve që ka mbajtur shpesh në rrjetet sociale.
Një ditë më parë ai u kap me presidentin Ilir Meta, i cili i dorëzoi trofeun e titullit kampion të bardhebluve. Sot zëvendëskryeministri është surprizuar nga një dhuratë bardheblu në parlament.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka postuar videon e momentit që Braçe merr dhuratën, ndërkohë që shkruan: “ Forca Tirona! Edhe Erion Braçe pranon dhuratën e tifozëve të Tironës në Grupin tonë, Xhemali, Sadi, Ervini e plot të tjerë. Tirona kampion për 100 vjetor”.