Neymar Junior është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe shumë mendojnë se kur Messi e Ronaldo të tërhiqen nga futbollit, braziliani do të jetë në majë. Edhe pse brenda fushës është një talent i madh, problemet jashtë fushe kanë ekzistuar gjithmonë për 28 vjeçarin.
Festa të shumta, reagime publike jo etike e shumë probleme të tjera. Edhe me shokët e skuadrës te PSG, ylli brazilian ka pasur shpeshherë përplasje, me sherrin që bëri më shumë bujë atë kundër Cavanit.
Në stërvitje, Neymar nuk harron asnjëherë të bëhet protagonist dhe sot, ka vendosur të tregohet dembel. Kur e gjithë skuadra po bën vrapime, braziliani shihet duke zhongluar me topin dhe duke mos e marrë aspak iniciativën të bëjë nxehjen siç duhet. Një lojtar unik…/abcnews.al
How the rest of the PSG squad warm-up versus how @neymarjr warms up… ️️⚽️? pic.twitter.com/1QdyeEnd5o
— SPORTbible (@sportbible) March 10, 2020