Paraditen e sotme, moderatorja e njohur, Luana Vjollca deklaroi se ka hequr dorë nga televizioni për t’ju përkushtuar një projekti personal.
Mirëpo, mbrëmja duket se e ka gjetur bukuroshen në Kosovë dhe nuk ka nguruar të surprizojë dhe takojë disa prej mbështetësve të saj.
Luana ka publikuar videot emocionuese nga takimi me “luanatoret” dhe duket shumë e lumtur.
Moderatorja shumë e dashur nga publiku, ka treguar se secila prej vajzave që ka takuar ka udhëtuar 1-2 orë për ta takuar. Sakaq, ka marrë edhe disa dhurata për ditëlindjen e saj që e festoi në fillim të muajit./abcnews.al