VIDEO/ Debutoi në Premier League, mbrojtësi i Everton hedh në ajër Brojën

schedule14:32 - 9 Mars, 2020

schedule 14:32 - 9 Mars, 2020

Armando Broja i është gëzuar një ditë më parë debutimit në Premier League. Sulmuesi i Shqipërisë U21, i cili prej një ftesë nga Edoardo Reja në kombëtaren e madhe, u hodh në fushë në vend të një kampioni bote.

Oliver Giroud doli nga lojë në minutën e 86-të dhe Broja u mundua më pas të tregonte cilësitë e tij. Pesë minuta pasi u aktivizua, ai u ndal në mënyrë të parregullt nga Mason Holgate, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Ndërhyrja e tij ishte e ashpër dhe kapi direkt në këmbën e sulmuesit nga Malësia e madhe. Broja në atë moment fluturoi në ajër dhe fatmirësisht nuk pati ndonjë gjë serioze dhe vazhdoi lojën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!