Në orët e para të mëngjesit, me orën tonë, Inter Miami u ndesh kundër Cruz Azul, ku sigurisht fitorja ishte për klubin e David Beckham me rezultatin 1-2.
Debutim historik për Leoe Messin, pasi argjentinasi i ka dhënë fitoren ekipit të tij në minutën e 90+4’ në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore. Goli i kampionit të botës me Argjentinën ishte një perlë fantastike, pasi Messi ekzekutoi një goditje dënimi duke e dërguar drejtë e në rrjetë dhe bëri që i gjithë stadiumi të çmendej për të.
Messi dhe Busquets e nisën ndeshjen e tyre debutuese nga stoli, duke u aktivizuar të dy në minutat e para të pjesës së dytë./h.ll/abcnews.al
Historical day for MLS. ????
? @MLS pic.twitter.com/CR1YAy159o
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 22, 2023

