VIDEO/ Dëbora zbardh Dibrën, vështirësi qarkullimi në Bypass-in e Murrizit

schedule08:16 - 20 Janar, 2024

schedule 08:16 - 20 Janar, 2024

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Dibrën, që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arrin 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm.

Rruga Peshkopi-Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur.

Bypass-i i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!