VIDEO/ De la Fuente debuton me spektakël, Spanja fiton pa lodhje ndaj Norvegjisë

schedule22:44 - 25 Mars, 2023

schedule 22:44 - 25 Mars, 2023

Spanja e nisi me “këmbën e mbarë” rrugëtimin drejt Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në arenën “Estadio La Rosaleda”, të Malagas mposhti me rezultatin 3 me 0, “vikingët” norvegjezë që vuanin mungesën e “bomberit” të Manchester City, Erling Haaland.

“Furia roja” e nisi me vrull përballjen, teksa arriti të gjente golin e avantazhit që në minutën e 13’-të falë një goditjeje potente diagonale brenda zonës nga këmbët e “fantazistit” të Leipzig, Dani Olmo, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1 me 0.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi vetëm 10 minuta nga fundi, i sapofuturi në lojë sulmuesi i Espanyol, Joselu shënoi 2 herë në vetëm 2 minuta, më konkretisht në minutat 84’ dhe 85’, duke i dhënë “vikingëve” goditjen e “knock-out”-it.

Tashmë, “iberikët” duhet të mendojnë për përballjen e radhës, ku më 28 mars do të udhëtojnë drejt Skocisë për t’u përballur me vendasit, ndërsa Norvegjia do të udhëtojë drejt Gjeorgjia aty ku Kvaratskhelia e Mikuatdze premtojnë “luftë” të garantuar. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!