VIDEO/ Davies është fenomenal, sprinti i tij bëhet viral në internet

schedule21:39 - 15 Shkurt, 2021

schedule 21:39 - 15 Shkurt, 2021

Alphonse Davies është një nga futbollistët më të shpejtë në botë dhe këtë cilësi të tij e tregoi edhe sonte në ndeshjen kundër Arminia Bielefeld.

Afrikani me pasaportë kanadeze, si zakonisht është titullar për kampionët në fuqi të Bayern Munich.

Një aksion i tij është bërë viral në rrjetet sociale, teksa Davies shikohet duke u kthyer pas për të rikuperuar një top.

Edhe pse lojtari i tij kundërshtar ishte përpara, anësori i krahut të majtë nuk u ndal sa nga bora dhe e arriti topin shumë më shpejt. /abcnews.al