VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”, minuta edhe për Kristian Asllanin

schedule22:55 - 31 Janar, 2023

schedule 22:55 - 31 Janar, 2023

Ka përfunduar me rezultatin minimal, 1 me 0 supersfida e çerek-finales së Kupës së Italisë, me “zikaltërit” tashmë që presin të zbulohet kundërshtari i radhës në rrugëtimin për finalen e dytë rradhazi në Kupë.

Pjesa e parë ishte e vakët, ku me përjashtim të një pretendimi për 11-metërsh, nga ana e “zikaltërve” nuk ndodhi asgjë, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezutlatin “ e bardhë” 0 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e sigurisë. Një shtyllë nga një goditje jashtë zone tronditi pakëz “bergamaskët” por ende asgjë. Do të duhej të vinte minuta e 57’-të e lojës, ku pas një aksioni fantastik Lautaro Martinez pason për Darimian, i cili me një goditje diagonale brenda në zonë nuk gabon dhe kalon të tijët në avantazh, avantazh ky i cili i dha dhe fitoren Interit.

Tashmë, “zikaltërit” do të duhet të presin përfundimin e ndeshjes mes Juventusit dhe Lazios, për të mësuar se kush është kundërshtari i radhës në Kupën e Italisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!