VIDEO/ Danimarka e Turqia bëjnë detyrën, Armenia “surprizon” Uellsin

schedule22:57 - 16 Qershor, 2023

schedule 22:57 - 16 Qershor, 2023

Kanë përfunduar 11 përballjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ku padyshim nuk kanë munguar goleadad, por as rezutlatet surprizë.

Në grupin D, Turqia e Hakan Calhanoglu ia ka dalë të mposhtë në fund, Letoninë, teksa arritën 3 pikët në transfertë pas fitores së vuajtur 2 me 3. Përgjegjës për golat e Turqve ishin Bardakci, Cengiz Under e Kahveci, në minutat 22’, 61’ e 96’-të të sfidës, ndërsa për vendasit rrjetën e tundën mesfushori e Egnatias, Eduards Emsis e Kristers Tobers, në minutat 51’ e 94’.

Spektakël e emocione pati dhe në sfidën tjetër të këtij grupi, ku Armenia “çuditërishti” mposhti Uellsin në “shtëpinë” e këtyre të fundit, me rezultatin e thellë 2 me 4. Të parët që kaluan në avanatazh ishin “dragonjtë” uellsianë falë golit të Daniel James, që në minutën e 10’-të, mirëpo golat e Zelaryan e Ranos, në minutat 19’ e 30’ përmbysën gjithçka që në pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë u shënuan dhe 3 gola të tjerë me Ranos e Zelaryan që shtuan nga një tjetër gol në llogaritë e tyre në minutat 66’ e 75’, ndërsa Harry Wilson shënoi një gol në minutën e 72’-të, duke “vulosur” kështu rezultatin 2 me 4.

Në krahun tjetër, në grupin H, “vikingët” e Danimarkës iu “falën” golit të vetëm të “bomberit” të gjermanëve të Wolfsburg, Jonas Wind, i cili me një goditje potente në minutën e 47’-të mposhti portierin kundërshtar, duke “vulosur” kështu rezultatin e përgjithshëm 1 me 0. Në përballjen tjetër të këtij grupi, Kazakistani kaloi lehtësisht transfertën e San Marino, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë 0 me 3, pas golave të Vorogovkiy, Tagybergen e Zaynutdinov, respektivisht në minutat 37’, 64’ e 95’. Ndërkaq, në përballjen e luajtur më herët të grupit H, mes Finlandës e Sllovenisë, fitues dolën finlandezët me rezultatin e pastër 2 me 0, pas golave të Pohjanpalo e Antman, në minutat 13’ e 64’.

Pas këtyre rezultate, Turqia e Uellsi mbeten në vendin e parë e të dytë të grupit D, me respektivisht 6 e 4 pikë, të ndjekur nga Kroacia me 4 pikë, Armenia me 3 e Letonia me 0 pikë. Ndërkaq, në grupin H, situata mbetet e “barabartë”, me Danimarkën, Finlandën, Kazakitastin e Slloveninë, që janë rreshtuar nga vendi i parë deri në të katërtin me nga 6 pikë secila e pas tyre vijnë Irlanda e  Veriut me 3 e San Marino me 0 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Grupi D

Uells 2 – 4 Armeni

Letoni 2 – 3 Turqi

Goli i Abulkerim Bardakci, 0-1:

Goli i Eduards Emsis, 1-1:

Goli i Cengiz Under, 1-2:

Goli i Irfan Kahveci, 2-3:

Grupi H

Danimarkë 1 – 0 Irlandë e Veriut

Finlandë 2 – 0 Slloveni

San Marino 0-3 Kazakistan 

Goli i Yan Vorogovskiy, 0-1:

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!