Danilo Alves la Superioren në janar dhe u transferua në Kazakistan, aty ku po aktivizohet me skuadrën Okzhetpes. Sulmuesi brazilian ka luajtur rregullisht si titullar, ndërkohë që sot ka realizuar edhe golin e katërt sezon për skuadrën e tij.
Alves realizoi golin e parë në takimin kundër Atyray, që përfundoi me rezultatin 2-2. Braziliani realizoi në minutën e 27-të, me një lëvizje akrobatike. Skuadra e tij e pa veten në avantazh, por që në pjesën e parë erdhi përmbysja. Gjithsesi në fund Okzhetpes barazoi dhe mori një pikë nga kjo transfertë. /abcnews.al