VIDEO/ Dalin pamjet, RENEA bastis Laçin në kërkim të një personi: Si u kap 30-vjeçari

schedule11:06 - 26 Shkurt, 2021

schedule 11:06 - 26 Shkurt, 2021

Policia ka publikuar pamje nga operacioni i djeshëm i RENEA-s në Laç ku u arrestua një person dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri tip pistoletë.

Blutë bëjnë me dije se operacioni u krye pasi kishte informacione se 30-vjeçari i arrestuar do të kryentë një krim me armën si edhe targat e vjedhura të një makine.

“Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit”, bën me dije policia.

Krahas tij u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona me precedent të mëparshëm penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!