VIDEO/ Dalin pamjet nga përplasja me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, lokali ishte plot me njerëz. Zbardhet dëshmia e autorit 23 vjeçar

schedule16:23 - 10 Mars, 2024

schedule 16:23 - 10 Mars, 2024

Mediat italiane kanë publikuar momentin e të shtënave me armë brenda një lokali në Frosinone, ku mbeti i vrarë një shqiptar dhe u plagosën tre të tjerë. Siç shihet edhe nga pamjet, lokali ishte plot me njerëz, të cilët, të tmerruar, kanë tentuar që të dalin me shpejtësi jashtë apo të futen poshtë tavolinave.

Dy nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë. Policia vuri në pranga Mikea Zaka, i cili pranoi krimin. 23-vjeçari ka treguar se ka qenë në lokal me disa shokë dhe se pak para orës 19.30 ka mbërritur një grup prej 4 bashkatdhetarësh, me të cilët ka nisur një debat.

Zaka iu ka thënë hetuesve se motivi i krimit ka të bëjë për një mosmarrëveshje për një vajzë, por ky version nuk i ka bindur ata. Pistë kryesore është përplasjet për trafikun e drogës. Në kërkim janë shpallur tre të tjerët që ishin me të në lokal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!