VIDEO/ Dalin pamjet, ish-kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

schedule12:35 - 28 Qershor, 2022

schedule 12:35 - 28 Qershor, 2022

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama përfundon në SPAK ku ka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve të posaçëm. Gazetari Ermal Vija bën me dije për abcnews.al se Rama është paraqitur në SPAK gjatë mesditës së sotme.

Siç shihet nga planet e siguruara nga gazetari i ABC, Rama është futur vetëm në SPAK nga dera kryesore e institucionit dhe vijon të qendrojë brenda tij.

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.

Ai është mjek me profesion dhe prej tij pati mjaft pritshmëri në momentin e marrjes së detyrës për shkak se kishte edhe mbështetje të madhe edhe prej ekzekutivit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!