Partizani është në kërkim të elementëve cilësorë, pasi CAS u dha “OK”-in për të transferuar futbollistë. Të kuqtë kanë arritur marrëveshjes me Bylisin për të transferuar Valentino Muratajn, ndërkohë që pritet në kryeqytet edhe braziliani Stenio Junior.
Veç lojtarëve të afirmuar, “demat” po shohin edhe për lojtarë të rinj që shërbejnë edhe për perspektivën. Një objektiv Partizanit ia zbulojnë në Maqedoninë e Veriut dhe ai është mesfushori 20-vjeçar, Jusuf Aliu, sikurse shkruan “infosport.mk”.
I formuar si lojtar te Shkupi, mesfushori aktualisht është pjesë e Vëllazërimit të Kërçovës në ligën e dytë maqedonase dhe po paraqitet mirë. Për Aliun nuk është vetëm Partizani në garë, pasi edhe një klub tjetër i është vënë pas. /abcnews.al

