Patrick Cutrone ka shënuar golin e parë me Fiorentinën. Sulmuesi italian debutoi kundër Spal në kampionat, ndërsa sot ka nisur ndeshjen e parë si titullar me ekipin e ri. Fiorentina po luan përballë Atalantës në shtëpi për një vend të çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Sfida ka nisur shumë mirë për vendasit dhe sulmuesin 22-vjeçar. Braziliani Dalbert lëvizi mirë në krahun e majtë në minutën e 12-të dhe dhuroi një asist për Cutronen, i cili nuk e pati të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. /abcnews.al