VIDEO/ Cristiano Ronaldo i pandalshëm, “luzitani” plotëson përmbysjen e “çmendur” ndaj Damac

schedule21:24 - 21 Tetor, 2023

schedule 21:24 - 21 Tetor, 2023

Ishte dita e Cristiano Ronaldo në ligën saudite, me skuadrën e Al Nassr që mposhti skuadrën e Damac me rezultatin e ngushtë 2-1, teksa iu desh të vuante në Riad për të siguruar tri pikët ndaj rivalëve shumë më të lehtë në letër.

Me Cristiano Ronaldo dhe Otavio në formacionin titullar, Al Nassr dominoi në lojë, por u befasua në fundin e pjesës së parë nga goli i N’Koudou, duke e mbyllur të frakionin e parë të sfidës në disavantazhin, 0 me 1.

Me nisjen e pjesës së dytë të lojës erdhi dhe kundërpërgjigjja se skuadrës së Cristiano Ronaldo, teksa dy goditje të lira direkt në portë në më pak se pesë minuta i dhanë mundësi skuadrës së Al Nassr të përmbyste shifrat, teksa i pari shënoi Talisca, më pas skena ishte për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili me golin e tij siguroi 3 pikët.

Falë këtij rezultati, skuadra e Al-Nassr ngjitet në vendin e 3-të të Kampionatit arab të futbollit, me 22 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Al-Hilal, ndërsa skuadra Damac pozicionohet në vendin e 11 të renditjes, me 10 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: