Cristian Shpendi gjen golin e 10-të në Serinë C në këtë sezon. Sulmuesi 20-vjeçar i Cesena realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1-1 kundër Torres, në kuadër të javës së 18-të.
Futbollisti i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë e tundi rrjetën pak pasi kishte nisur pjesa e dytë e takimit mes rivalëve për kreun e Grupit B të Serisë C, mirëpo 4 minuta më vonë, miqtë barazuan me Fischnaller, me rezultatit që nuk ndryshoi më në minutat e mbetura.
Falë këtij rezultati, Cesena me ruan kreun e grupit B, në Serie C, me vetëm 2 pikë më shumë se skuadra e Torres. Ndërkaq, Cristian Shpendi mbetet kryegolashënues i këtij grupi me 10 gola, një më shumë se Morra i Rimimi dhe Volpicelli i Pineto. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: