VIDEO | CR7-Higuain rikthejnë Juventusin te fitorja, kualifikohet Atletico Madrid

schedule22:54 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 22:54 - 11 Dhjetor, 2019

Atletico Madrid është ekipi i dytë i kualifikuar në grupin D të Champions League. Ekipi i Simeones kishte nevojë për një fitore në shtëpi përballë rusëve dhe ia dolën. Joao Felix zhbllokoi shifrat pas çerek ore lojë me anë të një penalltie.

Më parë ishte akorduar një tjetër penallti për vendasit, por anglezi Trippier u tregua i pasaktë. Goli i sigurisë erdhi në pjesën e dytë me anë të mbrojtësit Felipe, i cili realizoi një gol të bukur.

Renditja përfundimtare në grupin D

Juventusi reagon pas humbjes në kampionat kundër Lazios. Bardhezinjtë shënuan dy herë në 15 minutat e fundit dhe mposhtën Bayer Leverkusen në Gjermani. Cristiano Ronaldo dhe Higuain ishin autorët e golave dhe ekipi i Sarrit e mbyll me 16 pikë aventurën në fazën e grupeve. /abcnews.al

Atletico Madrid – Lokomotiv Moscow 2-0
(Joao Felix (pen) 17′, Felipe 54′)
Bayer Leverkusen – Juventus 0-2
(Ronaldo 75′, Higuain 90+2′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!