VIDEO/ Copenhagen përmbys Basaksehir, Shakhtar Donetsk “çmendet” në fund

schedule20:53 - 5 Gusht, 2020

schedule 20:53 - 5 Gusht, 2020

Sot u rikthyen sfidat e Europa League. Copenhagen fitoi 3-0 në shtëpi kundër Basksehir, përmbysi humbjen 1-0 në Turqi dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Europa League, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Manchester United-Lask Linz.

Danezët gjetën golin që në minutën e katërt. Jonas Wind shënoi me kokë dhe pjesa e parë nuk prodhoi më gola. Vendasit i nisën me gol edhe 45 minutat e dyta. Fantazisti 21-vjeçar gjeti sërish golin në minutën e 52-të, kësaj radhe nga pika e penalltisë.

Goli i qetësisë dhe ai që vulosi kualifikimin e Copenhagen erdhi 10 minuta më vonë. Falk Jensen kreu një inkursion shumë të bukur që e finalizoi me një goditje të saktë më të djathtën.

I njëjti rezultat edhe në duelin tjetër të orës 18:55 mes Shakhtar Donets dhe Wolfsburg. Ekipi ukrainas, që kishte fituar 1-2 ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjermani, triumfoi 3-0 dhe tani do të ndeshet në çerekfinale ndaj fituesit të çiftit Basel-Eintracht Frankfurt.

Miqtë fituan një penallti në minutën e 64-t, por arbitri kryesor ndryshoi mendje pasi pa pamjet në VAR. Shakhtari reagoi dhe goditi tre herë në minutat e fundit. Tre gola brenda pesë minutave për vendasit, që iu falën dygolëshit të Moraes dhe rrjetës së Solomon. Të dy skuadrat e mbyllën sfidën me nga dhjetë lojtarë dhe në fund festoi Shakhtar Donetsk. /abcnews.al

Europa League, raundi i 1/8

Copenhagen-Basaksehur 3-0 (0-1)
(Wind 4′, (pen) 52′, Falk 62′)

Shakhtar Donetsk-Wolfsburg 3-0 (2-1)
(Moraes 89′, 90+3′, Solomon 90+1′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!