Bayern duket se është pa frena këtë mbrëmje. Nuk është mbyllur ende pjesa e parë dhe kampionët e Europës kanë gjetur sërish golin, këtë herë me Leroy Sane.
Në fakt protagonisti kryesor në atë aksion ishte Kingsley Coman, i cili bëri një vrapim shumë të shpejtë dhe depërtoi në zonë, derisa goditi.
https://streamable.com/p8o72y
Goditjen e tij e ktheu Reina, por Sane ishte në vendin dhe kohën e duhur dhe e ktheu sferën, këtë herë jo te Reina, por në rrjetë. /abcnews.al