VIDEO/ Klosi: Kam qejf të pi drogë mo vlla, çmenduri të më thuash mos e bëj

schedule12:44 - 23 Janar, 2020

schedule 12:44 - 23 Janar, 2020

Gazetari i “Abc News” Artan Hoxha publikoi videon e kryebashkiakut shqiptar duke thithur kokainë në një ambient publik.

Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

Në studion e “ABC News” gjatë një diskutimi Fatos Klosi tha se nuk është e shkruar në formular e përdor drogën apo jo, ndërsa theksoi se  është çmenduri të thuash mos përdor drogë, “kam qejf unë o vlla”, tha Klosi.

Më tej ai tha se kryeministri Rama do ta heqë nëse filmimi del se është i vërtetë.

“Firo të tilla unë i quaj pasoja normale, nuk i ka pyetur njeri, nuk e di në formular është e shkruar e përdor drogën apo jo. Nuk ka dhënë njeri llogari atje për drogën. Çmenduri të më thuash mua mos përdor drogë, kam qejf unë o vlla, tha Klosi./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!