Është mbyllur takimi mes West Brom dhe Chelsea, në një barazim spektakolar 3-3. Të tre golat e vendasit, u shënuan në pjesën e parë të sfidës.
Robinson shënoi një dopietë, madje te goli i dytë përfitoi nga një pasiguri e Thiago Silvës, i cili debutoi sot. Bartley në minutën e 28-të, çoi shifrat në 3-0, rezultat me të cilin u mbyll dhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Chelsea ndryshoi totalisht dhe shënoi tre herë, të tre golat nga talentë të Akademisë. Mason Mount, Hudson-Odoi dhe Tammy Abraham shënuan për Blutë, që shpëtojnë nga një turpërim dhe marrin një pikë ndaj West Brom, ekip të cilit i iku fitorja nga duart vetëm në sekondat e fundit…/abcnews.al