Një ndeshje e mrekullueshme është luajtur pak çaste më parë midis Manchester City-Tottenham.
Kjo supersfidë i ka dhuruar të gjitha emocionet pasi ndeshja ka qënë vetëm me aksione dhe kundërsulme në çdo moment të lojës.
Në minutën e 4-të Kulusevski hapi sfidën duke shënuar nga një asistim i Son. Pa mbaruar ende pjesa e parë ishte Gundogan në minutën e 33-të që barazoi shifrat.
Pjesa e dytë nisi në favorin e Tottenham ku Harry Kane kaloi në epërsi ekipin e tij.
Kane shënoi përsëri disa minuta më vonë por goli u anulua për offside. Një mbrëmje të jashtëzakonshme ka patur portieri Lloris ku me pritjet e tij ka qënë fantastik.
Në minutën e 92-të Mahrez ekzekuton një penallti që e realizoi me mjeshtëri duke barazuar rezultatin në 2-2.
Por nuk mjaftoi me kaq pasi Harry Kane shënon golin e fitores në minutën e 95-të të shtesës duke shkundur tifozerinë e tij dhe duke ngrysur atë të kundërshtarit./ h.ll/abcnews.al