Bundesliga ka vazhduar edhe sot me ndeshje të shumta, të cilat janë të vlefshme për javën e 30-të të kampionatit. Një nga ndeshjet që ka nisur me ritme të shpejta, është ajo mes Dusseldorf dhe Hoffeinheim.
Vendasit shënuan që në minutën e pestë të takimit, me anë të Hennings. Katër minuta më vonë, miqtë e Hoffenheim mbeten me një lojtar më pak, pasi Hubner ndëshkohet me të kuqe.
Dabburd arrin të barazojë në minutën e 16-të, ndërsa Hennings do të kalonte sërish Dusseldorfin në avantazh dy minuta më vonë, por goli i tij u anulua nga VAR-i. Ndeshje e çmendur deri më tani!/abcnews.al
Bundesliga, java 30
Dusseldorf – Hoffenheim 1-1
Hennings 5’ / Dabbur 16’