Reshjet e shumta të shiut kanë përmbytur kryeqytetin e Serbisë, Beogradin.
Uji ka pushtuar rrugët e qytetit duke shkaktuar dëme në dyqane të shumta, apartamente në katin e parë, si dhe bodrume.Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë është pezulluar edhe transporti publik në qytet.
Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Serbisë paralajmëroi se moti i paqëndrueshëm me stuhi do të vazhdojë edhe nesër.
Južni Bulevar večeras. pic.twitter.com/kuGZF9YGo4
— Božidar Milinković (@psittarch) June 8, 2020