Kristian Kushta do ta mbajë mend gjatë këtë gol. Sulmuesi vlonjat shënoi dy gola në triumfin që OF Ierapetra mori në transfertë kundër Karaikakis.
Këto ishin dy golat e parë të sulmuesit, i cili vijon të jetë nën kontratë me klubin e PAOK dhe në të shkuarën është huazuar edhe në Sllovaki.
Kushta i ka çmendur grekët me golin e shënuar me një lëvizje spektakolare akrobatike, pasi e kishte ndalur më parë topin me kraharor. Goditje ishte perfekte dhe portieri kundërshtar nuk e ndali dot. /abcnews.al