Liverpool është zhbllokuar dhe këtë e ka bërë ndaj një ekipi të fortë si Tottenham, që drejtohet nga një ekspert si Jose Mourinho.
https://streamable.com/fqm3c6
Në minutën e katërt shtesë, braziliani Bob Firmino nuk fali pranë vijës fatale dhe e shtyu topin në rrjetë, duke e çuar skuadrën e “The Reds” në epërsi në dhomat e zhveshjes.
https://streamable.com/rbp3l8
Pjesa e dytë nisi me një gol tjetër të Liverpool dhe këtë herë ishte mbrojtësi Alexander Arnold ai që e çoi topin drejt e në rrjetë. Një goditje e rëndë për Tottenham, që nuk dorëzohet. Hojbjerg ngushtoi shifrat për dy minuta, me një gol spektakolar./abcnews.al
https://streamable.com/m02ya2


