VIDEO/ CL: Sebino Plaku nuk fal, Teuta gjen golin e shpresës në Andorra

schedule18:11 - 27 Korrik, 2021

schedule 18:11 - 27 Korrik, 2021

Zhbllokohet Inter Escaldes-Teutës, takim i dytë i raundit të dytë në Conference League. Kampionët e Shqipërisë humbën 0-2 në Durrës dhe sot kërkojnë përmbysjen e madhe dhe kualifikimin.

Skuadra e Edi Martinit ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 25-të. Asist i Sherif Kallakut nga krahu i majtë dhe finalizim i Sebino Plakut.

Sulmuesi 36-vjeçar u gjend në vendin e duhur, devijoi saktë topin në rrjetën e kampionëve të Andorrës dhe i dhuroi golin e shpresës Teutës. /abcnews.al